Објавено на Shkurt 27, 2022

Vazhdon akcioni i ISHSSH me mbykëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në repartet operative

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, me dt.14.02.2022, për herë të tretë bën mbykëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në entet shëndetësore spitalore në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që bëhet kqyrje në repartet operuese nga aspekti i kushteve dhe procedurave aseptike gjatë kryerjes së intervenimeve kirurgjike.

Edhe këtë herë nga ana e ISHSSH do të bëhet monitoring mikrobiologjik me shfrytëzimin aparaturës dhe pajisjeve medicinale (briseve) të cilat tregojnë për kontaminimin organik të sipërfaqeve të punës dhe pajisjeve në repartet e punës në entet e përmendura shëndetësore. Në bazë të rezultateve të fituara, në vendet ku ka indikacione për kontaminime bakteriale, nga ana e ekipeve të ISHP do të meren mostra nga sipërfaqet dhe mostra nga ajri për analiza mikrobiologjike.

Akcioni ka filluar me ushtrimin e mbykëqyrjes së jshtëzakonshme inspektuese në repartet operative pranë klinikave univerzitare, kurse do të vazhdojë në të gjitha entet e tjera publike shëndetësore të cilat disponojnë me reparte operuese (spitalet e klinikave, spitalet e specializuara, spitalet e përgjithëshme)

Njëkohësisht, nga ana e ISHSSH gjatë mbykëqyrjes së jashtzakonshme inspektuese ju bëhet me dije për rëndësinë e punës së Komisionit për pengimin e infetimeve intrahospitale në secilin ent shndetësorë spitalor, rëndësinë e përpunimit epidemiologjik të pacientëve para intervenimeve kirurgjikale (sigurimin e të dhënave paraprake për intervenimet operuese paraprake,vendosjen e protezave, implanteve, zbatimin e metodave paraoperuese invazive dijagnostifikuese etj.) si dhe për rëndësinë e ndjekjes postoperuese të pacientëve në aspekt të paraqitjes së infektimeve intrahospitale dhe pengimin e përhapjes së tyre.

Gjatë kësaj ISHSSH sërisht apelon se paraqitja e infeksioneve intrahospitale nuk është e dënueshme, por obligim ligjorë i institucionit shëndetësorë është që të ndërmarë masa adekuate gjatë paraqitjes së infeksioneve intrahospitale si dhe deklarimin e tyre.

Publikuar në:: E paketegorizuar, Të reja